Templates by BIGtheme NET

A rrezikohet NATO nga çarja mes SHBA-ve dhe Turqisë?

kurdet

SHBA-të dhe Turqia vijonë të kenë qëndrime dhe qasje të ndryshme lidhur me statusin e ushtrisë kurde si dhe entiteteve politike në Siri, duke e thelluar edhe më shumë ndarjen mes Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Ndërsa amerikanët e cilësojnë micilinë kurde si aleate të vlefshme dhe pjesë themelore në çlirimin e Raqqa-s në Siri, Turqia këmbëngul që ata janë grupe terroriste dhe duhen trajtuar si të tillë.

Më herët në muajin shkurt, zëvendëskryeministri turk u shpreh se Turqia nuk do merrte pjesë në çlirimin e Raqqa-s në rast se forcat kurde do përfshiheshin në operacion.

Edhe presidenti Erdogan i kishte drejtuar një pyetje të dërguarit amerikan në Siri, Brett McGurk, duke i thënë: ‘Kush është aleati juaj, unë apo terroristët në Kobani. Si mund t’u besojmë juve?’

Gjithsesi duket se SHBA-të nuk janë shumë të shqetësuara lidhur me pretendimet e Ankarasë dhe vijon bashkëpunimin me milicinë kurde për çlirimin e disa qyteteve në Siri.

Senatori amerikan, John McCain ka paralajmëruar se në rast se SHBA-të nuk tregohen të kujdesshëm mund të privohen nga përdorimi i bazës ushtarake të Incirlik-ut.

Mbështetja amerikane për kurdët në Turqi, Irak e Siri mund të jetë një sfidë e vështirë për integritetin e NATO-s dhe do e thellonte edhe më shumë çarjen tashmë që ka nisur mes Turqisë dhe aleancës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto