Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda e Ramës duke përmendur Xhisielën: Mos e mbani peng vajzën!


Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me propagandën e tij duke sjellë edhe njëherë në vëmendje rastin “Xhisiela”. Rama është shprehur se vajza e dhunuar Xhisiela Maloku nuk duhet të mbahet më peng nga PD-ja. Sipas tij PD-ja duhet të përballet me shpifjen që ka sajuar për këtë ngjarje.

“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd”, shprehet Rama.

Basha sot nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit teksa u shpreh se shteti privat i Edi Ramës është në funksion të krimit të organizuar dhe po manipulon gjithçka për të shpëtuar Fatmir Xhafajn dhe Taulant Ballën nga skandalet ku janë përfshirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *