Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha është shprehur se Rama sulmon këdo që rrezikon kriminelët.
“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.”, shprehet Basha.
Ai ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama në konferencë për mediat dhe thekson se për audiopërgjimin e Agron Xhafajt ka ngritur një grup të posaçëm për të nxjerrë të vërtetën. Por më pas Basha nxjerr video-përgjimin e Fredi Alizotit, i cili tregon momentin e dëshmisë së tij në Prokurori.