Ka përfunduar pa gola fraksioni i parë i miqësores që luhet në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë. Një përballje që shihet si test për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë janë treguar më këmbëngulës këtë fragment loje, por nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Vlen për t’u theksuar një penallti e mohuar në minutën e 25-të, teksa Grezda ka lënë pas shpine mbrojtjen e miqve dhe teksa ka hyrë në zonë është rrëzuar në mënyrë të gabuar nga mbrojtësi jordanez, por arbitri kryesor nuk ka qenë i këtij mendimi.
Ashtu si edhe në ndeshjet e fundit, Panucci ka befasuar me ndryshimet e shumta në formacion, ku nga minuta e parë këtë takim do ta nisin edhe të rinjtë Mihaj e Manaj.
Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Lila Xhimshiti, Grezda, Manaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Mihaj, Ramadani Gavazaj.