Vendosni fjalën kyçe....

Media gjermane: Shqiparët të pakënaqur me qeverinë, nuk dalin në rrugë por shkojnë drejt aeroportit


Media gjermane haz. de ka publikuar së fundmi shkimin me titull “Shqipëria humb durimin me BE”, ku i jep një “shuplakë”  qeverisë Rama. 

Kjo media ngre shqetësimin se mijëra shqiptarë duan të largohen nga vendi dhe sipas saj në 3 vitet e fundit 54 mijë shiptarë kanë kërkuar azil. 

“Nëse do të ishte në vullnetin e qeverisë shqiptare dhe të Komisionit të BE-së, negociatat e pranimit në BE mund të fillojnë së shpejti. Por vendi në Adriatik ka kundërshtarë të fuqishëm në BE – dhe kështu shpresat e shumë shqiptarëve për një të ardhme evropiane po pakësohen.”, shkruan kjo media. 

Më tej ajo thekson se shqiptarët as nuk duan të protestojnë por shkojnë direkt në aeroport dhe dua të largohen nga vendi i tyre pasi janë pakënaqur. 

“Megjithatë, ka dyshime rreth kursit të reformës së qeverisë shqiptare jo vetëm në vendet e tjera evropiane. Në Shqipëri vetë pakënaqësia është e lartë. Qindra mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit – në drejtimin e vendeve evropiane, por edhe në drejtim të SHBA dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azil kërkuesish – pa ndonjë shans për të mbetur në vend.

Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që nga viti 2015, kur 54,000 shqiptarë kërkuan azil në këtë vend. Qeveria federale tani po rekruton infermierë në vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk do të shkoj në rrugë (të protestoj), por do të shkojnë aeroport.”, shkruan media gjermane. 

Kultivimi i kanabisit jo një rastësi
Reputacioni i Shqipërisë si një vend i kultivimit të kanabisit nuk është rastësi. Në asnjë vend evropian nuk është kultivuar më shumë kanabis se sa në Shqipëri, deri në vitin 2016 eksportet e kanabisit u rritën në mënyrë të qëndrueshme. Kontrabanda nga fshatrat malorë shqiptarë në BE është burimi kryesor i të ardhurave për mafien shqiptare.

Gjykatësit, prokurorët dhe policia kanë lejuar që të ketë një rritje kjo. Vetë autoritetet shqiptare shpesh janë pjesë e krimit të organizuar.  Por kjo duhet të përfundojë tani.

“Ne duam të zhdukim Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit,” thotë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj. Ministria e tij punon me vendet e tjera të BE. Guardia di Finanza, policia tatimore e Italisë, ka skanuar territorin e saj shqiptar për plantacione kërphe që nga fillimi i vitit, duke ndarë gjetjet e saj me policinë shqiptare. Kështu, në bastisje tashmë 31,000 bimë të kanabisit u shkatërruan./ Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *