Presidenti Meta ka njoftuar shpalljen e vendit vakant për Kreun e Lartë të Kontrollit të Shtetit. Kreut aktual, Bujar Leskaj, i përfundon mandati nbë datën 22 dhjetor.
Në njoftimin zyrtar të kreut të shtetit bëhet me dije se afati i dorëzimit të dokumenteve për personat e interesuar është nga data 12 tetor deri në datën 30 tetor.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët
Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;
Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
Dokumentet shtesë që do u kërkohen kandidatëve të përzgjedhur
Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
*Njoftimin e plotë mund të Presidencës mund ta lexoni Këtu