Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Mbrojtjes në Portugali jep dorëheqjen pas vjedhjes së armëve luftarake


Ministri portugez i Mbrojtjes, Jose Alberto Azeredo Lopes ka dhënë dorëheqjen pas një investigimi mbi vjedhjen e materialeve ushtarake.

Kryeministri Antonio Costa e ka pranuar dorëheqjen e ministrit, edhe pse gjatë një debati ditën e mërkurë, i doli atij në mbrojtje, shkruan ‘Reuters’.

Azeredo Lopes tha përmes një letre të bërë publike,  se ai po jepte dorëheqjen për të mbrojtur forcat e armatosura nga një sulm politik kundër tij. Ai më herët e quajti përfshirjen e dyshuar të ushtrisë në fshehjen e “një turp”.

Vjedhja e granatave, raketave anti-tank, eksplozivë të tjerë dhe municione nga depot e armëve ushtarake u zbulua në qershor 2017 dhe shkaktoi një debat të madh në Portugali. U ngritën pyetje rreth sigurisë në bazat e forcave të armatosura të vendit anëtar të NATO-s.

Në fund të qershorit 2017, disa të panjohur kishin penetruar në një depo me armë të ushtrisë tokësore portugeze në Tankos, në qendër të vendit dhe kishin vjerdhur 150 granata dore, 44 rraketa kundërtank, 18 granata lotsjellëse dhe 1 450 plumba.

Prokurorët fillimisht thanë se dyshonin te trafikantët ndërkombëtarë dhe grupet terroriste, se i kishin vjedhur armët dhe i kishin nxjerrë ato nga vendi, por policia ushtarake i rimori armët në tetor të vitit të kaluar.

Rimëkëmbja e armëve, pa asnjë arrestim apo të dyshuar, nxiti një hetim nga prokurorët, të cilët muajin e kaluar urdhëruan arrestimin e kreut të policisë ushtarake dhe disa oficerëve të ushtrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *