Gazetari i zhdukur arabo-saudit, Khashoggi, mendohet se e ka regjistruar vrasjen e tij brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Sipas gazetës turke “Sabah”, shkruante sot se gazetari e kishte lidhur orën e tij “Apple” me celularin “iPhoine”, të cilin ia la të fejuarës së tij para se të futej brenda.
Ora më pas ka regjistruar bisedat dhe ekzekutimin e gazetarit.
Sipas gazetës turke, autorët janë përpjekur të fshijnë disa nga të dhënat.
Arabia Saudite nuk e ka pranuar deri tani përfshirjen e saj në zhdukjen e gazetarit, duke pretenduar se ai kishte dalë shëndoshë mirë nga konsullata në Stamboll.