Policia greke ka rikuperuar trupat e 11 personave që besohet të jenë emigrantë që kanë ardhur nga Turqia, pasi makina me të cilën po udhëtonin u rrëzua në Greqinë veriore.
Policia tha se aksidenti ndodhi pas orës 5 të mëngjesit të së shtunës pranë qytetit të Kavallës.
Makina, e cila ishte drejtuar për në qytetin kryesor verior të Selanikut, u përplas me një kamion që shkonte në drejtim të kundërt dhe shpërtheu në flakë.
Të gjithë personat në makinë raportohet se kanë humbur jetën ndërsa shoferi i kamionit u dërgua për mjekim në një spital në Greqinë veriore.
Autoritetet greke kanë theksuar një rritje të personave që kanë kaluar ilegalisht kufirin greko-turk në muajt e fundit. Shumë prej tyre transportohen në Selanik, ku shkojnë në stacionet e policisë për t’u regjistruar dhe për të kërkuar azil.