Vendosni fjalën kyçe....

Digjnin goma, materiale sintetike në furrat e gëlqeres, arrestohen 9 persona në Krastë të Krujës


 

Në prangat e policisë së Krujës kanë rënë 9 persona pasi akuzohen për ndotje të ambientit. Sipas policisë banorët janë ndier të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike.

Nga policia është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.B.

Njoftimi i policisë:

Operacioni për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve. Arrestohen 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• L.A, 38 vjeç, banues në Krujë;

• M. Sh,37 vjeç, banues në Krujë;

• A.S, 43 vjeç, banues në Krujë;

• I.S, 34 vjeç, banues në Krujë;

• B.S, 64 vjeç, banues në Krujë;

• L.K, 61 vjeç, banues në Krujë;

• F.Sh, 47 vjeç, banues në Krujë;

• I.B, 48 vjeç, banues në Krujë;

• D.I, 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22 të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *