Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj Ramës në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se Tirana është më e mirë se Roma. Vasili është shprehur se Rama është një ulërimë psiqike.
“Kryeministri u marros e thote se Tirana eshte me mire nga Roma. Po ç’eshte ky i shpartalluar psiqikisht qe thote se eshte Tirana me mire se Roma dhe Athina. Ne Tirane kercet pushka e vriten njerez 100 metra nga zyra e tij dhe ky gëzon. Apo kur e hane plumbin te tjeret s’ka problem,per kete rendesi ka qe te mos ta haje ky. Perfundimisht ky eshte ulërimë psiqike.”, shprehet Vasili.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një mbledhje me krerët e policisë u shpreh se Tirana është më mirë se Roma, Athina apo edhe qytete të tjera.
Rama nuk ngurroi që të sulmonte sërish nënkomisarin e policisë në arrati, Emiljano Nuhu, të cilin e quajti “një shpifës i provuar katërcipërisht”.