Ndërkohë që debati për Brexit vazhdon, kryeministrja britanike Theresa May po përballet me kundërshtime nga kabineti i saj.
Drejtuesja e Dhomës së Përbashkët, Andrea Leadsom, është anëtarja më e fundit e kabinetit qeverisës, që raportohet se kërcënon të lërë detyrën në shenjë proteste.
Leadson e zbuloi vendimin e saj gjatë takimit të ministrave ditën e enjte, ku May po detajonte planin e saj për të thyer negociatat e bllokuara mbi kufirin irlandez.
Sikur kërcënimi i një ministri të mos ishte i mjatueshëm, raportohet se edhe Esther McVey, ministri i Punës dhe Pensioneve dhe Penny Mordaunt, ministri Ndërkombëtar i Zhvillimit, që kanë marrë pjesë në takim po konsiderojnë gjithashtu pozitat e tyre, shkruan RT.
Leadsom në vitin 2016, bëri një përpjekje të dështuar për t’u bërë udhëheqëse konservator, pasi David Cameron u largua si kryeministër pas referendumit për BE-në. Ajo humbi përballë Theresa May, por ajo tani ajo mund të jetë ministrja kryesore e kabinetit për të filluar rrëzimin e kryeministrit.