Konfirmohet në dytyrë prokurori Adnan Xholi.
Ai është prokuror në prokuroprinë e Përgjithshme dhe sipas KPK-së i ka kaluar të 3 kriteret për të cilat është kontrolluar.
Ai është prokuror prej 21 vitesh dhe gjatë hetimit të KPK-së nuk është konstatuar asnjë problem i tij për çështjet e pasurisë dhe as të pastërtisë së figurës.
Gjatë seancës së sotme u theksua se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është i saktë dhe se Xholi nuk ka as deklarim të rremë dhe as fshehje pasurie.
Gjatë seancës së dëgjimit u theksua se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, raportimi i Xholit ishte i saktë dhe se Xholi nuk kishte as deklarim të rremë dhe as fshehje pasurie.
Me vlerësimin shumë mirë u vlerësuan dhe aftësitë e tij profesionale. Xholi nga ana e tij ka sqaruar se në 21 vite karrierë ka përfaqësuar denjësisht prokurorinë dhe se ai nuk binte dakord me metodologjinë e përdorur për llogaritjen e shpenzimeve.
Sipas tij, janë llogaritur keq disa udhëtime të bëra jasht vendit, pasi kanë qenë udhëtime të bëra për llogari të punës si prokuror, e kësisoj të paguara nga shteti.