Lojtari turk, Arda Turan, i cili është huazuar tek Basaksehir, rrezikon jo pak por 12 vite burg.
Bëhet fjalë për një sherr në një lokal të Stambollit, ku lojtari është përfshirë.
Gjatë sherrit ai ka goditur me grusht një këngëtar të njohur turk, Berkay, të cilin më pas e kishte kërcënuar edhe me pistoletë.
Sherri sipas mediave turke ka nisur pas një ngacmimi ndaj bashkëshortes së Berkayt.
Lojtari ka dalë para gjykatës në Stamboll dhe nëse gjykohet fajtor atëherë rrezikon deri në 12 vite burg, raportojnë mediat turke.