“Guinea Bissau ka tërhequr njohjen e Kosovës”, ky ishte lajmi që qarkullonte këto ditë në mediat serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka konsideruar këto thjesht si ‘Fake Neës’.
Po ashtu Pacoli shton se Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin e vet në këtë shtet.
“Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake news”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.
Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake news” që i shkruajn vet dhe pastaj i lexojn ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet.
Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë.”, shprehet Pacolli.