Vendosni fjalën kyçe....

“PD do anulojë koncesionin e Check-up të Vilma Nushit, klientes dhe sponsorizueses së Ramës”


Partia Demokratike ka deklaruar se do e anulojë koncesionin e Check-up, të cilin e konsideron si të dështuar dhe si korruptiv.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja demokrate, Pampuri, ka thënë se koncesion në fjalë është korruptiv ndërsa kontrata e paligjshme që janë detyruar të nënshruajnë mjekët, jo vetëm që i detyron ata të punojnë për Vilma Nushin, por i gjobit nëse nuk përmbushin numrin e pacientëve për Check-up.

Pampuri tha se PD do e anulojë këtë koncesion abuziv dhe do u kthejë shqiptarëve çdo qindarkë.

Deklarata e Pampurit

Në datën 5 shkurt të këtij viti, Partia Demokratike denoncoi me fakte sesi Edi Rama vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të konçesionit korruptiv të check up-it. 

Nëpërmjet një kontrate të paligjshme, që prej 31 janarit, Edi Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë. 

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të Edi Ramës. 

Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh. 

Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm  27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët. 

Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq. 

Në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, në vend që t’u sigurojnë shqiptarëve shërbim cilësor dhe ilaçe të paskaduara, Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaje atyre të paktën 300 milionë euro. 

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv! 

Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *