Ngjarja në Mat ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Xh.R 50 vjeç ka marrë rrjedhë tjetër pas njoftimit të parë nga policia ku u dyshua për vetëplagosje me armën e gjahut.
Në njoftimin e dytë policia njofton se ka arrestuar shtetasin Agustin Braca si autor të dyshuar për plagosjen e shtetasit Xh.R.
Sipas policisë ngjarja e ndodhur në fshatin Bushkash ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia arrestoi të dyshuarin në fshatin e tij Stojan ku i sekuestroi edhe armën e përdorur për plagosjen në banesën e shtetasit Xh.R.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja në fshatin Bushkash, ku mbeti i plagosur shtetasit Xh.R.
Kapet në kohë rekord nga Policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje
Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Xh.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari)
Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit:
Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fahatin Stojan
Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambjentet e jashtme të banesës së tij.
Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori.
Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie.