Vendosni fjalën kyçe....

Anija shqiptare shpëton 73 refugjatë sirianë në Egje, mes tyre gra dhe fëmijë


73 refugjatë të cilët rrezikonin të mbyteshin në detin në Egje, janë shpëtuar nga anija shqiptare “Lissuss”.

Në harkun e pak orëve, anija shqiptare mori pjesë në në dy operacione për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve .

Anija fillimisht diktoi një gomone me 33 emigrantë që po mbyteshin dhe personat në bord që po hiqnin ujin me mjete rrethanore.

Ministria e Mbrojtes raporton se ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Në operacionin e parë, janë shpëtuar 33 persona, ndërsa në të dytin 40 emigrantë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Mësohet 33 personat e njërës gomone u imbarkuan në bordin e anijes ”Frontex”. Në gomone 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë. Në operacionin e dytë, “Lissus” shoqëroi një gomone me 40 emigrantë deri në imbarkim.

Vijon….


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *