Pas bisedimeve pa asnjë rezultat të darkës së “Brexit”-it, të mërkurën, presidenti francez, Emmanuel Macron, si dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk shkuan direkt në hotel. Ata vendosën të argëtohen. Macron mori një “SMS” nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel: “Ejani, bashkohuni me ne!”
Pak minuta më vonë, Macron, Merkel, Bettel dhe kryeministri belg, Charles Michel, u shfaqën në publik duke pirë birra. Kjo foto menjëherë u përhap me shpejtësi në internet.
VIDEON e gjeni në këtë link: blob:https://www.aol.co.uk/992e2e2e-70e5-4e57-ab38-a9f77b5291f8