Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë 16-vjeçarin në Fier, vetëdorëzohet në polici i riu


Mesditën e sotme ndodhi një vrasje në Fier, afër gjimnazit “Janaq Kilica”. Sipas policisë viktima është  16-vjecari Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër.

Mësohet se i riu është goditur disa herë me thikë nga 17-vjeçari Florian G i cili është dorëzuar në polici disa orë pasi kreu krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

 Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *