Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë rreth implikimeve të vëllait të Kryeministrit Edi Rama në fabrikën e kokainës në Xibrakë. Basha ka deklasuar se Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj kanë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në labroatorin e drogës në Xibrakë.
“Denoncimet që opozita ka administruar tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafës, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafën, diktohen nga fakti se ish-ministri i brendshëm dhe ministri i brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ka qënë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”- deklaroi Basha.
I pyetur nga gazetari Fevziu nësë ka fakte Basha i është përgjigjur se nëse do të kishte ato do ishin bërë publike.
“Po të kisha fakte do ti kasha publikuar, do ti kishe ti, do ti kishin të gjithë. Faktet i ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet i ka Fatmir Xhafa, i dini ju këto, pse bëni sikur si dini?“- deklaroi Basha.
I pyetur nga paneli se kush kanë qenë personat që e kanë rrahur Basha iu përgjigjet se janë njerëz që kanë interes që të mos dalë dosja që komprometon Olsi Ramën.
“Ata që kanë interes se mos del dosja që komp[romenton Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë”- tha Basha.
Këto deklarata Basha i ka bërë në emisionin “Opinion” ku përvecc kësaj ka folur edhe monopolin e lojrave të fatit pas nismës së mazhorancës për mbylljen e tyre, ku tregoi emrat që lidhen pas këtij monopoli duke përmendur Vangjush Dakon dhe Olsi Ramën.
“Kompania APEX i shiti aksionet tek një kompani austriake para 4 muajsh sepse u lajmërua nga këta (qeveria). Këtij personi (pronarit të APEX) i ka dhënë leje ndërtimi tek Kulla e Sahatit dhe në zonën e Bllokut. PD nuk do të lojë monopolin e basteve në dorë të vëllai të kryeministrit. Do t’i mbyllë të gjitha, nuk do të ketë më baste”- tha Basha.
Kreu i demokratëve foli edhe për Taulant Ballën i cili po akuzohet ditët e fundit nga opozita për lidhje me persona me të shkuar kriminale dhe përfshirjen në çështjen “Rraja-Xhisiela”.
Për Bashën pas ikjes së Tahirit nga qeveria, Rama e ka zëvendësuar me Taulantim si pikën e kontaktit me botën e krimit.
“Taulanti ka zëvëndësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qënë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përvec kontakteve që mbante vetë drejtëpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo”- u shpreh Basha./Hashtag.al