Vendosni fjalën kyçe....

‘Reporterët pa kufij’ kundër Ramës për regjistrimin e portaleve: Kërcënim për lirinë dhe pavarësinë e mediave


Pas OSBE-së, edhe ‘Reporterët pa kufij’ kundërshtojnë vendimin e qeverisë Rama, për të detyruar disa portale online të regjistrohen.

Përmes një njoftimi në tëitter, kjo nismë e kryeministrit Edi rama konsiderohet si kërcënim për lirinë dhe pavarësinë e mediave.

“RSF dënon një vendim të qeverisë shqiptare që detyron disa portale online, të regjistrohen zyrtarisht ose brenda tri ditëve do të mbyllen.

Mesa duket kjo synon të dënojë shpifjet online, por kjo nismë e kryeministrit shqiptar Edi Rama kërcënon lirinë e shtypit dhe ëebsite-t e pavarura, që shpesh publikojnë investigime që mbulojnë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar”, thuhet në reagimin e ‘Reporterëve pa kufij”.

Ky reagim vjen një ditë pas letrës së përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, drejtuar kryeministrit Rama, ku thoshte se kjo nismë mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.

Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online.

Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shkruan Desir në letrën që i ka dërguar Ramës.

Desir solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes oniline në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *