Vendosni fjalën kyçe....

Bënë foto me kafshët e vrara në pyll, ndalohen 6 gjuetarët në Korçë


Policia e Korçës ka ndaluar 6 persona që u shfaqën parapak ditësh në rrjetet sociale pasi kishin vrarë disa kafshë në yll.

Ata u ndaluan dhe policia u bllokoi edhe armët e gjahut që ishin përdorur në gjueti.

“Policia deklaron se lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:

– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;

– L.M, banues në fshatin Polenë,

– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë”.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

 Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *