Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet punëtori që humbi jetën në fabrikën e çimentos në Elbasan


Është zbuluar identiteti i punëtorit që humbi jetën sot në Elbasan pasi u mbulua nga një masiv çimentoje në fabrikën që ndodhet në këtë qytet.

Ai quhet Musa Sula, 56 vjeç, banues në fshatin Ulem.

Ndërsa punëtori që ka mbetur i plagosur dhe që ndodhet në gjendje të rëndë për jetën është identifikuar si Tomos Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme te Fabrika e Çimentos në Elbasan. Nga raportimet e para u fol për një të vdekur dhe një të plagosur. Të dy punëtorët u mbuluan nga një masiv çimentoje teksa punonin.

“Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *