Presidenti Meta ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Cavusoglu.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në tre dekadat e fundit.
Meta shprehur gjithashtu vlerësimin për vëmendjen që presidenti turk, Erdogan dhe qeveria turke i kushtojnë këtij bashkëpunimi me Shqipërinë dhe nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë.
Meta dhe Cavusoglu biseduan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe nevojën për të vijuar kontributin e përbashkët në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon.
Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.