Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi 800 euro, arrestohet polici i burgut të Fushë-Krujës


Në prangat e policisë ka rënë një polic i burgut të Fushë-Krujës. Sokol Pjetërgjoka akuzohet se i ka vjedhur paratë një shtetasi kosovar.

Mësohet se Pjetërgjoka i ka marrë shtetasit kosovar një çantë ku kishte dokumente dhe 800 euro. Paratë e vjedhura iu gjetën policit në kasafortën e burgut. 

Punonjësi i policisë ka qenë turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Para tij ndalon një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë çuad afër punës. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim.

 

 

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *