Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 50 të vdekur në Indi pasi nuk dëgjuan ardhjen e trenit


Mbi 50  persona kanë humbur jetën në Indi pasi nuk kanë dëgjuar ardhjen e trenit. Zyrtarët indianë kanë thënë se të paktën 50 persona janë vrarë pasi një tren është përplasur drejt një turme njerëzish, të cilët kanë qenë duke shikuar fishekzjarret në një festival religjioz.

Zyrtari rajonal, Pratap Singh Bajwa, ka thënë se qindra persona ishin mbledhur nëpër binarë të trenit në pjesën veriore të Indisë dhe nuk kanë dëgjuar se kur është afruar treni.

Ai ka thënë po ashtu se treni nuk ka arritur të ndalet pasi e ka pasur të pamundur. Treni ka marrë me vetë një pjesë të mirë të turmës. 

“Ka pasur shumë zhurmë pas ndezjes së fishekzjarreve dhe duket se nuk kanë mundur të dëgjojnë trenin”, ka thënë një zyrtar policor për agjencinë e lajmeve AFP.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *