Presidenti Hashim Thaçi tha se çështja e korrigjimit të kufijve duhet të përshpejtohet, në mënyrë që Lugina e Preshevës të integrohet në territorin e vendit.
Ai theksoi se korrigjimi shmang edhe idetë e Beogradit dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës.
Por, idetë e tij po vazhdojnë të kundërshtohen nga politikanë në Kosovë, të cilët thonë se një gjë e tillë është e parealizueshme.
Thaçi vazhdon ti qëndrojë idesë së tij propozuar nga ai për përfshirjen e Luginës së Preshevës në hartën e Kosovës.