Vendosni fjalën kyçe....

“Greqia do zgjerojë ujërat territorialë”, Paloka: Për këtë e falenderoi Bushati?!


Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës për Shqipërinë, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagon me ironi.

“Kotzias “mburret” ne ceremonine e largimit si minister i jashtem se ka zgjeruar territorin e Greqise nga 6 ne 12 milje detare ne kufirin me Shqiperine…Per kete e falenderoi Bushati???”, shkruan Paloka.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Kotzias numëroi arritjet e tij si kryediplomat. Mes këtyre arritjeve Kotzias përmendi edhe zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë falë marrëveshjes me Shqipërinë.

Kotzias dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas një takimi të tensionuar të kabinetit qeveritar, gjatë së cilit ai u përplas me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, lidhur me marrëveshjen e Prespës.

Sipas grekes “Ekathimerini”, Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë gjatë sulmeve të Kammenos, i cili është një partner i koalicionit qeverisës.

Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës, Kammenos e akuzoi Kotziasin për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe se ishte një person me lidhje të afërta me financuesin miliarder amerikan, George Soros.

Ndihmësit pranë ministrit të Jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.

Pas dorëheqjes së Kotzias, zëdhënësi i qeverisë bëri një deklaratë për shtyp ku thuhet:

“Të zbresë nga treni i qeverisë kush është i mërzitur. Në kemi një drejtim dhe destinacion të qartë. Kush nuk e dëshiron këtë destinacionin të zbresë”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *