Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një autobus, ka dalë nga rruga duke hipur mbi trotuar për t’u përplasur më pas me një mur.
Autobusi ka marrë përpara dy persona, babë e bir të cilët po ecnin në trotuar.
Nga goditja ka mbetur i plagosur djali, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhet ende i ditur. Fatmirësisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se autobusi ka pësuar një defekt teknik prandaj ka dalë nga rruga.
Vijon…