Vendosni fjalën kyçe....

I riu plagos 54-vjeçarin në Elbasan, ndalohet nga policia


Një 19-vjeçar ka plagosur me sende të forta në kokë një 54-vjeçar dhe është ndaluar nga policia. Sipas policisë së Elbasanit, gjithçka ka nisur pas një sherri banal.

Në pranga ka rënë Andera Bodurri, banues në fshatin Bradashesh ndërsa i plagosuri është 54-vjeçari me iniciale F.H., i cili është dërguar me shpejtësi në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku pas një sherri për motive të dobëta, dy personat janë përfshirë në sherr dhe në përplasje e sipër, i riu ka goditur me sende të forta në kokë 54-vjeçarin duke e plagosur rëndë.

Policia ka ndaluar të riun dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Sipas të dhënave zyrtare nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Andrea Bodurri.

19-vjeçari në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.” – thuhet  në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *