Shpërthimet e shumta kanë tronditur qendrat e votimit në të gjithë Afganistanin, që po mban zgjedhjet parlamentare sot.
Të paktën 28 policë dhe civilë kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një serie shpërthimesh që kanë goditur vendin.
Në tërësi, rreth 200 incidente, përfshirë shpërthime lëndësh plasëse kanë shoqëruar votimin e ditës së sotme. Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Wais Barmark, tha se përgjegjësinë për këtë e kanë talebantë.
“Gjithsej 192 incidente raportohen në mbarë Afganistanin, duke përfshirë shpërthime që kanë çuar në 28 viktima.” , thaë ai.
“Përveç kësaj, 10 policë u vranë dhe një ushtar nga Ushtria Kombëtare Afgane, kurse 17 të tjerë u plagosën. Forcat e sigurisë kanë arritur të parandalojnë qindra incidente kundër sigurisë në gjithë vendin.”
Incidente e shumta kanë çuar në mbylljen e shumë qendrave të votimit në mbarë vendin dhe disa prej tyre nuk u hapën deri pas orës 13:00.