Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një tjetër ish-deputet socialist, në pranga Arben Ndoka


Është arrestuar një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste. Arben Ndoka ka përfunduar në pranga pas kërkesës së Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish-deputeti 46-vjeçar nga Lezha akuzohet për ‘falsifikim dokumentesh’, ‘falsifikimi vulash, stampash dhe formularësh’ dhe ‘Shpërdorim toke’, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash, ku emri i tij ka dalë si anëtar i këtij grupi.

Sipas Krimeve të Rënda, hetimi disa mujor ka mbledhur prova të mjaftueshme se grupi kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve.

Në mars të vitit 2018, policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Përveç ish-deputetit socialist të Lezhës Arben Ndoka, policia ka vënë në pranga edhe vëllain e tij, Xhevahir Ndoka, i cili dyshohet se ka të bëjë me të njëjtën ccështje për të cilën është ndaluar ish-deputeti.

Njoftimi i policisë

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.”/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *