Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për ndërtime te liqeni, Veliaj: 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës por do zgjerohet hyrja te parku


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar sot se 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës së Republikës dhe kjo sipas tij  për të ndryshuar hyrjen e Liqenit.

“Bashkisë së Tiranës i është dhënë 2.5 ha tokë për t’iu bashkuar Liqenit nga Garda. Do ketë një hyrje më dinjitoze Liqeni. Garda do i kthehet qytetarëve. Do kemi një Park Liqeni më të madh,” tha Veliaj.

Por pak javë më parë  Partia Demokratike denoncoi se prona e Gardës së Republikës do të mbushtet me ndërtesa të larta. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se 2.5 hektarët tokë do të betonizohen  në të do ketë kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.

“Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje,  kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.”, denoncoi Zhupa. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *