Vendosni fjalën kyçe....

‘Prostitucion dhe vjedhje me armë’, arrestohet 54-vjeçari në Kavajë i kërkuar nga drejtësia italiane


Një 54-vjeçar në Kavajë ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Liman Beu është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Breshias kaishte lëshuar udhër arresti për të.

Akuzat ndaj Beut janë “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit: – Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576 të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *