Një person është arrestur në Bulqizë pasi akuzohet se ka goditur me send të forta djalin e tij.
Në pranga ka përfunduar 54-vjeçari Liman K., pasi pas një sherri në banesë me të birin e ka goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëme.
23-vjeçari me iniciale B.K., është dërguar në spital, ndërsa i ati ka përfunduar në komisariatin e policisë së Bulqizës.
Informacion paprarak
“Bulqizë
Godet me sende të forta djalin e tij arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :
Liman K, 54 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.”