Telenovela ‘Shullazi’ duket se s’ka të mbaruar. Edhe pse sot ishte parashikuar të mbahej seanca për konkluzionet e mbrojtjes së Emiljano Shullazit, ku avokatët e tij do paraqisnin argumentet e tyre, seanca shtyhet sërish.
Pas prokurorëve radha i erdhi avokatëve për të kërkuar shtyrjen e seancëas.
Avokatët kanë kërkuar një javë kohë për të paraqitur mbrojtjen ndaj klientëve të tyre, të akuzuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Seanca është caktuar të zhvillohet më datën 30 tetor.
Në fillim të këtij muaji, Krimet e Rënda dhanë pretencën për Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, duke kërkuuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin, ndërsa në total kërkuan 64 vite burg për gjithë grupin.
-17 vjet burgim për Emiljano Shullazin
-15 vjet burgim për Gilmando Danin
-11 vjet burgim për Endri Zelën
-11 vjet burgim për Endrit Qyqen
-10 vjet burgim për Blerim Shullazin.