Nga një konferencë nga selia e PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se deri më tani asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. Në emër të PD-së Alibeaj tha se deri më tani nuk është sekuestruar asnjë pasuri kriminale.
Gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe emra socialistësh, mes tyre kryebashkiakun Vangjush Dakon, apo dhe Qazim Sejdinin. Sipas Alibeajt, në përgjimet që disponon prokuroria Dako ka lidhje me kriminelë, ndërsa shtoi se Sejdini ‘është i zhytur me bandat e Elbasanit’.
“Asnjë nga bosët e vërtetë të krimit dhe drogës nuk është arrestuar. Balla përmendet në dosje, është i lirë, Vangjush Dako ka lidhje me krimin është i lirë. Qazim Sejdini i Zhytur në bandat e krimit. Të fortët e vërtetë janë bosët e krimit, që policia e Xhafës dhe Ardi Veliut nuk i arrestojnë. Xhafaj dhe Veliu kanë detyrimin sot të informojnë qytetarët se sa janë bosët e arrestuar, sa janë laboratorët e drogës të zbuluar nga policia shqiptare pa e kërkuar ndërkombëtarët.
Në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë ndaj bosëve të krimit, për sa kohë që këta të fundit janë të ulur bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.”, tha Alibeaj.