Një 68- vjeçar invalid i plotë, nga fshati Nikël është prangosur nga policia dhe ndodhet në burgun e Fushë-Krujës pasi mbi të rëndon akuza ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.
Djali i të moshuarit shprehet se shkak për arrestimit te babait u bë fakti që lënda narkotike u gjet në shtëpinë që kanë banuar para 20 vitesh. Kjo banesë ka vite që është e braktisur prej tyre dhe aktualisht hyn e del kush të dojë se është pa dyer dhe pa dritare , për më tepër shtëpia ku u gjet lenda narkotike nuk është në emër te Sabri Hakes.
Në kundërshtim me ligjin avokatit të çështjes nuk i vihet në dispozicion dosja e 68 vjeçarit , ndërsa prokurori i çështjes duke u bërë kopje e shëmtuar e Kryeministrit e etiketon gazetaren si ‘llum i kazanit’.
Një dëshmi e rreme është dokumentuar gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Krujë , ku thuhet se avokati mbrojtës ishte dakort për sa i takon vleresimit të ligjshem të arrestit në flagrance të klientit, por avokati e mohon kete fakt duke u shprehur se nuk kam qenë dakord për arrestimin në flagrance të Sabri Hakës pasi ai është marrë tek shtëpia e tij dhe është çuar te banesa e braktisur ku u gjend lënda narkotike.
68-vjeçari Sabri Haka invalid i plotë, baba i 4 fëmijëve dhe gjysh i 10 nipërve dhe mbesave pret pas hekurave të burgut që të zbardhet e vërteta.