Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me publikimin e një liste të dyshimtë, ku thuhej që disa njerëz nga politika dhe media kishin marrë para nga ministria e jashtme greke, që të ndikonin pozitivisht në opinionin publik të vendit, në favor të marrëveshjes.
Sipas Salianjit, arsyeja se përse kjo listpagesë është publikuar, është për të shmangur vëmendjen. Dhe autor të listës Salianji bën qeverinë Rama.
Deputeti demokrat thotë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtësisht për të ndikuar negociatorët apo ministrinë e negociatave me detin, por ai mohon të ketë lidhje me këtë listë ku i përmendet emri. Sipas Salianjit, kushdo që do e merrte para nga shteti grek për këtë, do duhej të flakej nga politika dhe dënohej për tradhëti kombëtare.
“Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.
Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve të paligjshme në administratë apo politikë.
Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtësisht për të ndikuar negociatorët apo ministrinë e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapësirën detare të saj. Meqë qeveria ka bërë një listë për të bërë pis dhe ngatërruar shqiptarët, tregon që ka interes të madh për tymnajë.
Unë i përfshirë pisët në këtë listë të financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me këtë histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhti kombëtare dhe të flaket nga politika dhe institucionet.”, shkruan Salianji.