Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nisur sot vizitën e tij në Shkodër. I pritur nga kryebashkiakja Voltana Ademi, Haradinaj vendosi kurora me lule te busti i Isa Boletinit.
Haradinaj tha se është i kënaqur që sot ndodhet në një qytet si Shkodra, që e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ai ishte i burgosur. Ai shtoi se ndihet i kënaqur që ndodhet sot tek ‘Baca Is’.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Haradinaj foli për Ushtrinë e Kosovës për të cilën deklaroi se vazhdon puna për formimin e saj dhe se ka marrë mbështetje nga partnerët dhe aleatët e huaj.
Haradinaj pritet të vizitojë edhe bashkinë e Shkodrës dhe një prej muzeve.