Carlo Bollino është mërzitur thellë me Alfred Pezën. Fabula përmblidhet pak a shumë kështu: Eni Vasili fton në studio Sali Berishën, në studio fton dhe Alfred Pezën. Carlo Bollino mërzitet kur e sheh Pezën nga ekrani, teksa nuk kryen mirë funksionin e partisë, që shndërrohet “nga tigër në kotele” dhe që i dhuron librin e tij me të cilin krenohet, Sali Berishës.
I shqetësuar për Edi Ramën, Bollino shkruan se Peza nuk e bëri mirë funksionin e partisë:
“…heshti edhe kur Berisha nisi të ulërasë “kafshë, kafshë, kafshë” në adresë të Edi Ramës, i cili e ka emëruar Alfred Pezën në atë funksion pikërisht për të mbrojtur imazhin publik të partisë”.
Si ka mundësi që Peza pa pikë turpi i dhuron Berishës librin e tij, “Sarah”?!
“Jo”, thotë rilindësi Peza, “Nuk është ashtu”. Madje Peza e siguron që këtë libër ia ka dhuruar edhe Gramoz Ruçit, duke garantuar që “Librin ia ka dhuruar gjatë emisionit, jo pas”.
“E vërteta është se kjo gjë ka ndodhur dy orë më herët, përpara fillimit të emisionit. Në prani të publikut, kolegëve, fotografëve dhe kamerave.”, thekson Peza.
“Së treti, që të qetësohesh fare, fare ti Carlo këtë libër ia kam dhuruar që në ditët e para të publikimit të tij, … edhe Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi”, shtron të tavolinë “argumentet” polemizuesi Peza./Hashtag.al