Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 13-vjeçari në Fier, dyshohet se u godit me thikë nga i vëllai 10 vjeç


Një 13-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është goditur me thikë nga i vëllai më i vogël 10-vjeçar.

I mituri me iniciale Gj.V., ka ndërruar jetë sot në spitalin e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 të ditës së sotme në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas policisë, dy vëllezërit janë grindur më njeri-tjetrin dhe pas kësaj 10-vjeçari ka goditur më thikë të vëllanë duke i shkaktuar vdekjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *