Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme vendore mund të jenë njëkohësisht edhe zgjedhje parlamentare.
Ai e ka bërë deklaratën e lartpërmendur gjatë një takimi me fermerët e Kosmaçit në Vaun e Dejës.
“Kështu si është gjendja, Shqipëria po shkon në greminë. A e morët vesh sa miliona euro do hidhen për rrugën Milot-Balldren. Ne do ta ndalim këtë menjëherë. Gjithë këto kontrata e koncesione do i nënshtrohen ligjit Antimafia. Paratë dhe pasuritë do sekuestrohen dhe do përdoren për publikun. Ata nuk mund të tallen më me ju. Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam sot këtu për t’u kallëzu problemet. Të gjitha këto probleme mund të zgjidhen nëse zgjidhni si duhet drejtuesit tuaj në nivel vendor dhe elektoral.” – tha Basha.