Vendosni fjalën kyçe....

“Nesër në Kuvend ligji që ndalon bixhozin”, Basha-Ramës: Përballja me popullin është e pashmangshme


Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata. 

“Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurtë.”, shprehet Basha në Twitter. 

Menjëherë ka reaguar edhe  Rama në Twitter se nesër në Kuvend do të jetë ligji që ndalon bixhozin. 

“Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”, shprehet Rama. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *