Vendosni fjalën kyçe....

A kanë lidhje zgjedhjet afatmesme në SHBA me kërcënimet ndaj demokratëve?


Çfarë kanë të përbashkët Clinton-ët, Obama-t, Debbie Wasserman Schultz, George Soros, Maxine Waters dhe “CNN”? Ata janë të gjithë kritikë të njohur të presidentit Trump dhe personat që u kërcënuan me bomba. A ka ndonjë lidhje mes tyre?

Një bombë u dërgua në selinë qendrore të “CNN” në New York City të mërkurën në mëngjes. Ajo iu drejtua ish-shefit të “CIA”-s, John Brennan, i cili është aktualisht ekspert i kanalit televiziv, “MSNBC”, ndërsa adresa e kthimit të pakos që përmbante lëndën shpërthyese ishte ajo e kongresmenes, Wasserman Schultz.

Në ish-zyrën e Schultz në Florida, u dërgua një pako e ngjashme. E njëjta gjë ndodhi me sallën e kongresit në Maryland, me një pako-bombë drejtuar kongresmenes Waters.

Një tjetër pako-bombë u dërgua në shtëpinë e ish-presidentit Bill Clinton dhe gruas së tij, Hillary në Chappaqua, Nju Jork dhe po kështu në banesën e ish-presidentit tjetër amerikan, Barack Obama dhe gruas së tij, Michell, në Washington DC.

Kryebashkiaku i New York City-t, Bill deBlasio dhe Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cilësuan këto pak si akt terrorizmi gjatë një konference shtypi të mërkurën, duke i lidhur ato në mënyrë të qartë me zgjedhjet afatmesme.

Udhëheqësit e demokratëve në Kongres, senatori Chuck Schumer dhe kongresmenia Nancy Pelosi, fajësuan për këtë deklaratat e Trump, që dënonin aktet e dhunës dhe sulmuan shtypi. Presidenti i “CNN”, Jeff Zucker, gjithashtu kritikoi Shtëpinë e Bardhë, duke denoncuar “sulmet e vazhdueshme të mediave nga presidenti Trump.

Aktivistët demokratë nxituan të fajësonin Trump-in dhe pretendojnë se kjo ishte vepër e mbështetësve të tij, duke postuar të gjithë hashtagun “MAGAbomber”. (MAGA = Make America Great Again, motoja e presidentit Trump në zgjedhje).

Disa komentatorë konservatorë e kundërshtuan këtë fushatë akuzash duke thënë se kërcënimet vijnë dy javë para zgjedhjeve afatmesme ndërsa sugjeruan se gjithçka ishte një shfaqje e demokratëve për të fituar simpatinë e publikut, duke theksuar se në 2 vitet e fundit shumica e incidenteve dhe kërcënimeve ishin ndaj republikanëve.

Hillary Clinton, e cila ishte në Florida, u tregua gjithashtu e shpejtë për të bërë komentet e saj rreth pakove të dyshimta, duke thënë se Amerika është e ndarë dhe se “ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bashkuar vendin tonë” – duke zgjedhur demokratët, sigurisht.

Më herët gjatë së njëjtës ditë, “New York Times” publikoi një editorial nga Alexander Soros, biri i miliarderit George Soros që financon demokratët në SHBA dhe partitë me qëndrim të njëjtë në Evropë dhe gjetkë. Duke dënuar pakon-bombë që u dërgua në banesën e babait të tij në New York në fillim të javës, Soros fajësoi Trump-in dhe bëri thirrje për një fitore të demokratëve në zgjedhjet afatmesme.

“Ne duhet të gjejmë rrugën tonë në një diskurs të ri politik që shmang demonizimin e të gjithë kundërshtarëve politikë. Një hap i parë do të ishte për të votuar kundër atyre politikanëve, që janë cinikisht përgjegjës për minimin e institucioneve të demokracisë sonë. Dhe ne duhet ta bëjmë tani, para se të jetë tepër vonë.” – tha Soros.

Presidenti Trump dhe familja e tij i kanë dënuar pakot-bombë si sulme frikacake dhe veprime të neveritshme, ndërsa vetë presidenti është zotuar se qeveria do bëjë gjithçka për të çuar para ligjit përgjegjësit.

“Në këto kohë ne duhet të bashkohemi e të dërgojmë një mesazh shumë të qartë, të fortë dhe të prerë se veprimet apo kërcënimet e dhunës politike të asnjë lloji nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite.

Është e vështirë të thuhet nëse pakot e dyshimta janë vepër e një individi ose një grupi ka thënë ish-marshalli amerikan në pension, Matthew Fogg. Megjithatë, nëse autorë janë shumëfishtë, autoritetet do të kenë një punë më të lehtë për t’i ndjekur ata, sepse shanset janë më të mëdha se “dikush prej tyre do të bëjë një gabim”.

Ish-oficeri i CIA-s, Philip Giraldi ishte më skeptik, duke thënë se gjurmimi i kërcënuesve të mundshëm do të jetë “shumë i vështirë, përveç nëse ata do ishin aq budallenj sa të linin shenjat e gishtërinjve mbi bombat ose paketimin”.

Autoritetet do të duhet shikojnë detaje të vogla të cilat janë shumë të vështira për t’u vënë re, tha Fogg. Ai beson se provat që do dalin nga hetimi do të jenë mjaftueshëm bindëse për të kënaqur publikun.

“Pakot mund të jenë një përpjekje për të krijuar ndjenja negative kundër grupeve të krahut të djathtë pak para zgjedhjeve e për të krijuar një lloj zhvendosje në të majtë, por nuk ka prova për këtë”, tha Giraldi për RT.

“Dhe unë nuk mendoj se do të ishte e suksesshme,” shtoi ai, pasi shumica e njerëzve që ankohen për bomba janë “progresistë të angazhuar që tashmë janë në bordin e atyre që urrejnë presidentin Trump dhe mbështetësit e tij”.

VINI RE:  Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *