Vendosni fjalën kyçe....

Rama entuziast për mbylljen e lojrave të fatit por mendjen e ka te “shpifësit”


Pasi Kuvendi miratoi ligjin për ndalimin e ‘Lojerave te fatit’, vjen edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një njoftimi në ‘Twitter’ Rama theksoi se Kuvendi miratoi ndalimin e bixhozit, ndërsa thumboi opozitën. Rama në lidhje me këtë votim është shfaqur entuziast  por mendjen e ka te “shpifësit” për të cilët thotë se do të paguajnë një për një. 

“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata”, shkruan Rama.

Mesditën e sotme kuvendi miratoi  me 75 vota pro s ligjin për ndalimin e ‘Lojërave të fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove duke nisur nga 1 janari. Në seancë mungonte opozita.  Kjo e fundit kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë në Parlament, duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *