Sekretari i Mbrojtjes James Mattis pritet të vendosë rreth 800 trupa në kufirin SHBA-Meksikë për të ndaluar një karvan të emigrantëve, thonë mediat amerikane.
Ushtarët do të ndihmonin me rrethimin dhe mbështetjen në pikat kyçe përgjatë kufirit jugor, zyrtarët e administratës thonë për CNN.
Karavani i mijëra emigrantëve të Amerikës Qendrore është duke bërë rrugën drejt SHBA-së përmes Meksikës.
Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai ishte “duke dërguar ushtrinë”.
“Unë jam duke e çuar ushtrinë për këtë emergjencë kombëtare”, tha Trump për karvanin e emigrantëve në Twitter, duke nënkuptuar një vendosje të ardhshme. “Ata do të ndalen!”
Urdhri i Sekretarit Mattis është në përgjigje të një kërkese nga Presidenti Trump, sipas Associated Press.
Trump fillimisht kërcënoi me një veprim të tillë javën e kaluar, duke thënë se ai do të përdorte ushtrinë për të mbyllur plotësisht kufirin SHBA-Meksikë. Ai gjithashtu kërcënoi me shkurtimin e ndihmës në Guatemalë, El Salvador dhe Honduras.