Vendosni fjalën kyçe....

Dako e pranon: Kam komunikuar me Niçen, është vëllai i Astrit Avdylajt


Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i përfshirë në përgjimet e bandës së Shiajkut, pjestarët e të cilëve janë arrestuar nga policia disa ditë më parë të akuzuar në aktivitete kriminale, ka pranuar se ka folur me Niçen në telefon, bisedë e cila është rregjistruar nga përgjimet e prokurorisë.

Dako ka pranuar se ka folur me Niçen dhe ka treguar se është vëllai i Astrit Avdylajt i arrestuar nga policia si koka e bandës së Shijakut.

“Niçja është një qytetar i Durrësit pjesë e këtij grupi që është kapur. Në çdo fushatë takon takimin elektoral dhe falenderoj për çdo ndihmë që japin. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes”- u shpreh Dako në emisionin “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *