Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Maltë.
Në harkun kohor prej një ore, tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon mbrëmjen e kaluar.
Epiqendra e tërmeteve ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por i ndie deri në Athinë.
Lëkundjet filluan në orët e mesnatës, deri në orën 01:04 minuta, me orën lokale shqiptare.
Tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.8 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, banorët e ishullit grek Zakinthos janë përballur me panikun, ndërsa në mediat greke raportohet per dëme materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike.
Ende nuk raportohet për për të plagosur.